Meta: Kur të garoj për deputet, do ta thyej disa herë herësin

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për shtyp deklaroi se nuk pritet asnjë risi në lidhje me ndryshimet në kabinetin qeveritar të propozuar ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama në kongresin e PS.

“Pa u larguar Rama, nuk ka shpresë në këtë vend. Nuk pritet asnjë risi nga ndryshimet e bëra”, tha Meta.

Më tej Meta tha se nuk duhet të ketë asnjë dyshim se në 2025 do të kandidojë për deputet, ndërsa u shpreh se është i bindur se do ta thyejë disa herë herësin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kush e vë në diskutim që unë do të jem kandidat për deputet në kryeqytet, bën gabim të madh dhe besoj se do ta thyej disa herë herësin”, shtoi Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?