Meta LRI-së: Rezultati i LSI-së u arrit falë jush

Nga bregdeti i Jalës, ku mori pjesë në hapjen e kapmingut të LRI-së atje, kryetari i LSI-së Ilir Meta, vlerësoi të rinjtë e partisë së tij, për punën në zgjedhjet e qershorit, por edhe për rezultatin e arritur, kryesisht në qytetet e mëdha.

“Rezultati më i shkëlqyer padyshim që u arrit në qytetet më të mëdha të Shqipërisë falë punës së LRI-së dhe sidomos në Tiranë ku padyshim LRI-ja ishte ajo që e drejtoi pothuajse të gjithë fushatën ashtu sikurse drejtoi edhe gjithë listën e kandidatëve tanë. Dhe besoj që është një fakt i jashtëzakonshëm që nuk ndodh askund tjetër, vetëm në Lëvizjes Socialiste për Integrim, që në 13 këshilltarë e zgjedhur në Këshillin e Bashkisë së Tiranës, 9 të jenë të Lëvizjes Rinore për Integrim”, u shpreh ai.

I shoqëruar edhe nga ambasadorë të huaj të akredituar në vendin tonë, por edhe nga deputetë të LSI-së, kryeparlamentari Meta tha se të rinjtë bëjnë ndryshimin në politikë, por edhe vendimmarrje.

“Shqipëria është e të rinjve dhe kjo do të thotë një ndryshim i madh në politikë në vendimmarrje në favor të të rinjve, sepse sfidat që ka vendi do të vazhdojnë të jenë më të vështira”, tha ai.

Kampingu i LRI-së në Jalë është një aktivitet që organizohet për të shtatin vit në radhë, ku marrin pjesë qindra të rinj nga i gjithë vendi, simpatizantë dhe anëtarë të forumit rinor të LRI-së.

SHKARKO APP