Meta mbetet në qeli, avokati: Vendimet të paarsyetuara
Avokati Genc Gjokutaj që përfaqëson Ilir Metën në gjyq, foli pas vendimit të Apelit të Posaçëm që la në burg presidentin e Partisë së Lirisë. Avokati theksoi se vendimet e dy gjykatave janë të paarsyetuara.
“Gjykata e Apelit është si GJKKO në mos më keq. Vendimet e dy gjykatave janë të paarsyetuara. Sistemi i drejtësisë është sorosifikuar. Meta atë ditë ka qenë në Kosovë. Meta e ka ditur procesin dhe nuk mund të intimidojë dhe as të prishë provat.
Nuk i kemi humbur shpresat, këta gjyqtarë do nisin të dëgjojnë, sepse nuk mund të ecet me këtë formë, që gjithë opozita në burg dhe këta “korrin suksese çdo ditë”. Do konsumojmë të gjitha shkallët e drejtësisë shqiptare, por nëse është nevoja do t’i drejtohemi edhe drejtësisë ndërkombëtare”, tha Gjokutaj.