Meta: Mbizotërimi i lirisë dhe i të drejtave, i lidhur ngushtë me fuqizimin e rolit të gruas

Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta mëngjesin e sotëm e ka nisur me një mesazh nga takimi i djeshëm me gra dhe vajza në Tiranë. Për të, mbizotërimi i lirisë dhe i të drejtave, i lidhur ngushtë me fuqizimin e rolit të gruas.

“Mbizotërimi i lirisë dhe i të drejtave qytetare është i lidhur ngushtë me fuqizimin e rolit të gruas në shoqërinë tonë, në komunitet dhe në familje.

Ndryshimi që po vjen do sjellë mundësi të shkëlqyera që zëri i grave, nënave dhe vajzave të dëgjohet me përulësi. Kënaqësi që bashkë me znj.Ada Demiraj të shkëmbenim ide dhe mendime me gra dhe vajza të kryeqytetit”,-shkruan Meta.

SHKARKO APP