Meta mbyll fushatën në Korçë: Shqiptarët mezi presin 14 majin për të rrëzuar sistemin monist

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbyllur fushatën në Korçë së bashku me kryetarin e Komisionit të Rithemelimit në PD, Sali Berisha dhe kandidaten e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ledina Alolli. Në fjalën e tij, Meta theksoi se Rama është i tmerruar nga zgjedhjet që po vijnë.

“Ai që në 4 vjet uzurpoi në mënyrën më të pabesë, më antikushtetuese të gjitha bashkitë e Shqipërisë dhe të gjithë këshillat bashkiakë si ndoshta në asnjë vend të prapambetur të Afrikës, një orë më parë bënte thirrje nga Kavaja demokratëve që ditën e dielë të flinin gjumë”, u shpreh Meta.

“Demokratët dhe shqiptarët kanë 4 vjet që mezi e presin këtë ditë për të rrëzuar këtë sistem monist të korruptuar që po falimenton të gjithë Shqipërinë”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?