Meta: Më 25 prill një referendum mbarëkombëtar. Mbi Kushtetutën është vetëm populli

Kreu i shtetit Ilir Meta ka reaguar përmes një statusi në facebook, lidhur me zgjedhjet e 25 prillit. Duke iu referuar edhe deklaratave mbajtur në konferencën e sotme për mediat, Meta shkruan se Më 25 prill 2021 do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik.
“Më 25 prill 2021 do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik, që kërkon t’i kthejë qytetarët shqiptarë në qenie pa vlerë, të pafuqishëm dhe të pambrojtur.
Rivendosja e rendit kushtetues është e padiskutueshme.
KUSHTETUTA mbi të gjitha.
MBI KUSHTETUTËN VETËM POPULLI”,- shprehet kreu i shtetit në mesazhin e tij.

Më 25 prill 2021 do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik, që kërkon t’i kthejë…

Posted by Ilir Meta on Friday, November 13, 2020

SHKARKO APP