Meta: Në PD nuk ka luftë civile, por pengmarrje të vulës nga Rama

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se brenda PD-ja nuk mund të konsiderohet “luftë civile”, por një pengmarrje të vulës nga shteti i kapur të Edi Ramës.

“Nuk ka luftë civile, por një pengmarrje të vulës nga shteti i kapur të Edi Ramës. Nuk shikoj situatë kritike për opozitën, 14 maji do i japë fuqi ndryshimit dhe opozitarizmit, jemi në një pushtet lokal të kontrolluar nga një parti.

Asgjë nuk e justifikon këtë pengmarrje nga shteti i Edi Ramës, as nuk e pengon dot shpërthimin e opozitarimit dhe ndryshimin që po vjen dhe do të vijë. PD e ka zgjidhur në Tiranë, ka Belind Këllicin, në Elbasan ka Luçiano Boçin dhe Igli Caran në Durrës. E kanë logon në ballë, janë kristal. Shkodra ka mbaruar punë më 6 mars”, tha Meta në ”Report Tv”.

SHKARKO APP