Meta nga Jala: Rama armik i interesit kombëtar. Pa bërë malore, nuk i arrin dot ato majat e larta
Në Jalë ka nisur kampi i Partisë së Lirisë, me të rinjtë nga e gjithë Shqipëria. Fjalën e tij Ilir Meta e nisi me akuza ndaj Edi Ramës, duke thënë se kryeministri shqiptar është armik i interesit kombëtar.
”Pa bërë malore nuk i arrin dot ato majat e larta. Të gjithë së bashku do ta arrijmë atë qëllim që ka Partia e Lirisë. Ju e dini çfarë ndodhi në zgjedhje. Ishte një komplot ndaj LSI-së. Se ju prishte punë pazarxhive.
Edi Rama është një armik i interesit kombëtar dhe publik, armik i të vërtetave, sepse kuptohet se rinia është një pengesë e pakalueshme. ëndrrat e të rinjve janë një sfidë me të cilën ata nuk mund të përballen.
Sot jemi në kushtet e grushtit të shtetit, LSI bëri aleanca për të kapërcyer ngërçe, gjithçka eci në vitet që kemi lënë pas, bëri atë që të përmbyset rendi kushtetues dhe të bëhet një grusht shteti me rengje”.