FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta nga Ljubljana për 5 prioritetet e PL-së: Ajo që ka ndodhur me Sali Berishën është një çmenduri

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Ljubjana e Sllovenisë ku ka prezantuar 5 prioritetet e partisë, gjatë fjalës së tij e ka cilësuar si çmenduri vendosjen e Berishës në masën e arrestit të shtëpisë. Po ashtu Meta e ka cilësuar proces politik të mbështetur vetëm në propagandë, dhe pa prova.

“Ajo që ka ndodhur me Berishën eshtë një çmenduri. Kemi të bëjmë me një proces politik dhe ndalimi i tij është tërësisht politik, pa asnjë prove, por mbështetur vetëm mbi propagandë.

Ai është ndaluar sepse ka denoncuar çdo ditë energjikisht korrupsionin e Qeverisë dhe ka kundërshtuar energjikisht ndryshimin e kufijve të Kosovës, një projekt që është mbështetur nga Edi Rama”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?