Meta nuk bëhet deputet, Berisha: I është bërë lufta më e egër

Sali Berisha ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve që e nxjerrin presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta jashtë Parlamentit. Në një prononcim për mediat, Berisha mbrojti Metën duke e cilësuar “viktimë të terrorit politik” dhe duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për përdorimin e drejtësisë si mjet për të goditur kundërshtarët politikë.

”Ilir Metës i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjëherë ndonjë njeriu nga armiku i votës së lirë, Edi Rama. Ta mbash në burg për të fituar është terror politik”,-u shpreh Berisha.

Në të njëjtën dalje për shtyp, kreu i PD vlerësoi listën e hapur të partisë që ai drejton, duke e cilësuar atë si një mundësi reale për përfaqësim dinjitoz në Kuvend. ”Lista e hapur e PD kishte kandidatura të shkëlqyera, burra e gra me CV të admirueshme. E them me bindje të plotë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?