Meta nuk mori mandat në Kuvend/ Kryemadhi: E kam mbyllur atë hesap!

Monika Kryemadhi ka folur për mediat, pas daljes nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Ajo është pyetur nga gazetarët në lidhje me rezultatin që ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta mori në zgjedhjet e 11 Majit, duke mos siguruar asnjë mandat.

Kryemadhi u përgjigj duke thënë se nuk do të komentojë më asgjë për politikën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk dua të komentoj më asnjë gjë për politikën!

Swiss Digital Mobile Reklama

E kam mbyllur atë hesap”, është shprehur ajo.

Ndërkohë përsa i përket kallëzimit për shpifje të bërë nga juristi Romeo Kara, ajo është shprehur për gazetarët se janë në fazë ballafaqimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?