Meta nxjerr pamjet e rrugëve në zonën e Domjes: Kushtrim për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 majit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar disa pamje nga rruga në zonën e Domjes, që siç thotë ai në 4 vjet edhe pse janë ndërruar 4 kryebashkiakë nuk është bërë asnjë investim.

Meta bën thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 majit, “për të dërrmuar me votë korrupsionin e bashkisë Vorë”.

“Këto pamje katastrofike të rrugëve në Domje janë një kushtrim për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 Majit dhe për të dërrmuar me votë ndëshkuese korrupsionin e frikshëm të Bashkisë Vorë që në 4 vjet ka ndërruar 4 kryetarë por s’ka investuar dot për rrugët e Domjes ku banon një komunitet shumë i madh me njerëz të mrekullueshëm dhe punëtorë që nuk paguajnë taksa për të jetuar në baltë”, shkruan Meta.

SHKARKO APP