Meta ofroi dorëheqjen nëse i nxirrte takimin me personazhin e OFL-së, reagon Rama

Pak minuta pasi presidenti i vendit Ilir Meta, e sfidoi duke thënë se do të jepte dorëheqjen në rast se i zbulonte takimin me anëtarin e OFL-së, Edi Rama ka zgjedhur që të bëjë sërish retorikë, në një reagim të tijin në rrjetet sociale.

Rama:

Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!

SHKARKO APP