Meta: Oligarku kryesor në këtë vend është Rama, kandidatët e Alibeaj lojë e tij

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa flet për kandidatët e Alibeajt përballë kandidatëve të koalicionit ”Bashkë fitojmë” dhe të socialistëve, deklaroi se demokratët dhe të gjithë e kuptojnë mirë këtë lojë të Ramës. Ai tha se sa i takon çështjes së koalicioneve atje është ”Bashkë Fitojmë”.

”Rama kishte dëshirë të vendoste patjetër një emër, por nuk ka demokratë, opozitarë që se kupton këtë lojë kaq të shëmtuar të Ramës, që në këto 10 vite vetëm dy investime ka bërë vetëm për të korruptuar dhe përçarë opozitën dhe korruptuar ndërkombëtarët. Por tani të dyja këto karta janë djegur dhe ky koalicion është fitimtarësh dhe bashkon më tepër qytetarët.

Oligarku kryesor në këtë vend është Edi Rama. Së dyti le të vijmë tek çështja e Bashkisë së Tiranës. 7.1 milionë metra katrorë ndërtim ka dhënë bashkia e Tiranës, fondi për strehim është 700 mijë euro sa 10 apartamente në periferi të Tiranës.

Rilindasit nuk e pranojnë dot që të bëhet një shërbim që i shërben 200 mijë qytetarëve. Janë mësuar të vjedhin taksa, si me inceneratorët që i ndajnë me dy pronarë në kërkim”,-tha në emisonin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV.

SHKARKO APP