Meta për Braimllarin: Donte t’i zinte vendin Tedi Blushit
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një bisede telefonike me gazetarët, thumboi Endrit Braimllarin pa e përmendur me emër, për të cilin tha se tradhëtoi miqtë dhe shokët e tij.
Ai tha gjithashtu se Braimllari dorëzoi te patronazhistët një listë me 12 mijë emra personash që do të votonin për kandidatin Ilir Meta në zgjedhjet e 11 majit. Meta shtoi se ai e bëri këtë pasi priste që të bëhej sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë.
”Falenderoj 8 mijë heronjtë që votuan për Ilir Metën që u rrëmbye në mënyrë terroriste me firmën e Altin Dumanit. Falënderoj të gjithë ata shokë e miq që punuan dhe u tradhtuan nga një maskara, i cili me porosinë time është i shpallur non grata në Partinë e Lirisë.
Ai dorëzoi listën me 12 mijë emrash që kishin bërë shokët, miqtë, dashamirësit e Ilir Metës, për të votuar për Ilir Metën, te patronazhistët. E bëri sepse priste që të bëhej sekretari i përgjithshëm i PL-së në vend të Tedi Blushit”.
KOHA JONË SONDAZH

