Meta për ministrin e ri të Mbrojtjes: Piro Vëngu, figurë e dyshimtë se vjen nga Porti i Durrësit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se emërimi i Pirro Vëngut si ministër i Mbrojtjes është kundër interesave të vendit. Për të emërimi në këtë dikaster mjaft të rëndësishëm në çështjen e detit me Greqinë, do ta cënonte atë.

”Ministri i ri i mbrojtës të sqarojë nëse e ka kryer detyrimin ushtarak në Turqi si shtetas grek dhe nëse është me shtetësi greke, këtë ta sqarojë. Duke qenë ministër i Mbrojtjes ka përgjegjësi të mëdha për çështjen e detit, dhe një shtetas grek ka detyrime ligjore me Greqinë, përveçse moral.

Çdo përfaqësues i palës shqiptare duhet të mbrojë interesat e Shqipërisë konformë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Është shtetas grek ministri i Mbrojtjes, sepse s’mund të jetë edhe shqiptar edhe grek kur ka përgjegjësi të mbrojë interesuar e vendit të tij sipas Gjykatës Kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Figurë e dyshimtë se vjen nga Porti i Durrësit, Alabarit, me shkelje të rënda ligjore, ka firmosur marrëzi për të cilat do japë llogari”, tha Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?