Meta për SPAK: Strukturë që vepron me regji! Asnjë lëvizje për denoncimet e mia për vjedhje vote
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar akuzat në drejtim të SPAK, teksa e ka cilësuar SPAK si një strukturë që vepron me regji. Këto akuza Meta i ka hedhur sot në një konferencë për media, teksa u pyet nëse beson tek ngritja e një strukture nga ana e SPAK për të mbrojtur votën për zgjedhjet parlamentare të 2025, ai u shpreh skeptik.
“Nuk i besojmë se ato kanë qenë aty dhe asgjë nuk kanë ndodhur unë kam bërë denoncime kur isha president dhe u zhvilluan zgjedhjet, i kam çuar në SPAK dhe nuk është bërë asnjë lëvizje. Në Elbasan u bënë denoncime në 2021 për vjedhje votash dhe SPAK e çoi dosjen në Elbasan.
KLP dhe SPAK ishin paralajmëruar se prokuroria e Elbasanit ishte në konflikt interesi. Nga ky mosveprim ndodhi ai konflikti që një qytetarë humbi jetën dhe një tjetër është në burg, besimi tek zgjedhjet u tronditën dhe këto ishin në interes të Ramës. Prandaj ne nuk besojmë, sepse SPAK është strukturë që vepron me regji dhe vepron pasi Rama i vjedh zgjedhjet”, tha Meta.