Meta përkujton Ibrahim Rugovën: Ideatori dhe vizionari i realizimit të projektit të lirisë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përkujtuar Ibrahim Rugovën në 16 vjetorin e ikjes nga jeta. Për të Rugova është ideatori dhe vizionari i realizimit të projektit të lirisë.

“Sot kujtojmë ditën kur Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova kaloi në përjetësi 16 vite më parë.
Ideatori dhe vizionari i realizimit të projektit të lirisë, pavarësisë dhe përcaktimit euroatlantik të Kosovës do kujtohet me nderim si modeli më i mirë i urtësisë, durimit dhe largpamësisë në interesin më të mirë të popullit dhe vendit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?