Meta: Plehrat një minierë korrupsioni, Rama i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzon kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike. Për të në kulmin e këtij skandali, Rama rikthen fshehurazi projektligjin për importin e plehrave.

”Dy çështje madhore, njëra është alarmante dhe skandaloze, duke shqetësuar edhe organizatat ndërkombëtare të mjedisit dhe të shëndetit. Jemi këtu për të dënuar rikthimin fshehurazi nga qeveria Rama të projektligjit për importin e plehrave, pikërisht në kulmin e shpërthimit të skandalit të përfshirjes së Edi Ramës në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike. Plehrat janë kthyer në një minierë të thellë korrupsioni dhe zhvatjen çdo ditë të qindra milionë eurove, por edhe helmimit të qytetarëve shqiptarë”, tha Meta në konferencën me gazetarët.

Nga ana tjetër, Meta ka ironizuar ngjarjet e fundit duke sjellë në vëmendje një deklaratë të ish-ministrit të brendshëm, Bledi Çuçi, i cili gjatë kohës që ka mbajtur këtë detyrë, është shprehur se pa krim s’ka zhvillim. ”Pa krim s’ka zhvillim, është thënë hapur nga ministri i Edi Ramës në kohën e tij, Bledi Çuçi. Është e gjithë filozofi e Edi Ramës”, u shpreh Meta.

SHKARKO APP