Meta: Po të isha në vend të opozitës, do përdorja vetëm një banderol të Ramës me pyetjen, “A mund të vazhdohet edhe 4 vite të tjera kështu?”

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në një intervistë për “TV Apollon” në Fier se Policia e Shtetit në ngjarjet e fundit në Kavajë dhe Elbasan është treguar e njëanshme dhe jo profesionale.

“Deri më tani Policisë së Shtetit është treguat komplet e njëanshme. Këtu përmendim ngjarjen e Kavajës, që u deshën dy ditë për t’u vënë para drejtësisë eksponentët e krimit. Kjo sjellje e Policide nuk do kishte sjellë vrasjen në Elbasan. I bëj thirrje të gjithë policëve të tregojnë integritet, të zbatojnë ligjin dhe të mos bëheni pale me politiken por të zbatojnë ligjin dhe të bëjnë detyrën e tyre. Policia e Shtetit në ngjarjet e fundit  të ndodhur në vend, nuk ka zbatuar ligjin. U bëj thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit të bëjnë detyrën dhe mos të bëhen palë me asnjë që shkel ligjin”,- tha kreu i shtetit.

Kreu i shtetit u shpreh se Prokuroria duhet të kishte reaguar në kohë dhe për çështjen e inceneratorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse do kishte Prokurori të pavarur, Ministri i inceneratorëve, i shtati në listën e Rilindjes në Durrës, sot duhej të ishte ne burg dhe jo kandidat për deputet”,- tha Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke folur për fushatën elektorale, Presidenti u shpreh se opozita duhet të bënte fushatë vetëm me foton e Edi Ramës dhe duke pyetur qytetarët, nëse mund të lejohej ky person më në qeverisje.

“Unë po të isha në vend të opozitës, në vend të banderolave apo posterave që aktualisht përdorin, unë do vendosja vetëm një: Fytyrën e Kryerilindasit, shoqëruar me pyetjen “A mund të vazhdohet edhe 4 vite të tjera kështu?”,- tha Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?