Meta pret përfaqësuesit e federatës Vatra: Keni mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar europian
Dikur në Presidencë, kurse sot në selinë e Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pritur këtë pasdite të së premes një përfaqësi të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”. Përmes një postimi në facebook, Meta thotë se në takim u ndanë ide të çmuara në lidhje me rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe diasporës tonë në SHBA. Meta ka vlerësuar po ashtu angazhimin dhe përpjekjet e anëtarëv për mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar.
Postimi i plotë
I lumtur të mirëprisja sot në një takim vëllazëror një përfaqësi të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, z.Mondi Rakaj, z.Tasim Ruko dhe z.Mersin Gjini, të cilët i falenderova edhe njëherë për pritjen shumë të ngrohtë në New York ku festuam së bashku 110-vjetorin e themelimit të saj.
Mirënjohje angazhimit të palodhur dhe përpjekjeve shekullore të vatranëve për të shpëtuar kombin shqiptar, mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar europian, mundësuar pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe përshpejtuar proceset tona demokratizuese dhe integruese.
Ndamë shumë ide të çmuara për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe diasporës tonë në SHBA, për të qenë pjesëmarrës shumë më aktivë dhe vendimmarrës në zhvillimet e vendit tonë.