Meta publikon faktet: Tronditëse! 32% e të rinjve nuk janë as në punë dhe as në shkollë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar disa shifra të INSTAT që tregojnë se 32% të rinj të moshës 20-24 vjeç në Shqipëri, nuk janë as në punë dhe as në shkollë. Meta shprehet ky është fakt që tregon shumë qartë se mijëra të rinj kanë mbetur në mëshirë të fatit për shkak të Edi Ramës dhe korrupsionit, duke i detyruar ata të emigrojnë.
Postimi i plotë
Tronditëse, por e vërtetë, që 32% e vajzave dhe e djemve të moshës 20-24 vjeç në Shqipëri, nuk janë as në punë dhe as në shkollë, siç tregon studimi i fundit i INSTAT për vitin 2021.
Ky fakt tregon shumë qartë se mijëra të rinj kanë mbetur në mëshirë të fatit për shkak të Edi Ramës dhe korrupsionit, që grabit miliarda euro. Kjo detyron mijëra të rinj të emigrojnë, duke rrezikuar edhe jetën përmes emigracionit të paligjshëm.
Kjo situatë skandaloze merr fund shumë shpejt më 14 Maj dhe rinia do të rigjejë shpresën dhe mundësitë reale për punësim dhe arsimim në Shqipëri.