Meta: Pusteci do të transformohet në një model të zhvillimit të qëndrueshëm
Këtë të dielë, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi një takim me banorët e bashkisë së Pustecit. Ai kërkoi mbështetje nga qytetarët për kandidatin Pandi Jani.
“Pas 14 Majit do ta vizitoj edhe më shpesh për të parë se si Pusteci me Kryebashkiakun e ardhshëm, Pandi Jani do të transformohet në një model të zhvillimit të qëndrueshëm, në një model të zhvillimit të agroturizmit, bujqësisë dhe blegtorisë”, është shprehur Meta.
Ai deklaroi se “ne do të mbështesim ruajtjen dhe forcimin e identitetit kulturor të këtij komuniteti të mrekullueshëm që përbën një pasuri të paçmuar për vendin tonë dhe shërben si urë miqësie dhe bashkëpunimi”.