Meta: Qeveria kërkon impulse të reja. Ndryshimet në dorën e Ramës

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka deklaruar sot në mënyrë të qartë se Qeveria ka nevojë për ndryshime. Pas mbledhjes së Kryesisë së LSI-së, Meta u shpreh se “qeveria ka nevojë për impulse të reja. Kërkojmë standarde më të larta në Qeverisje”. Por ka shtuar se “ndryshimet i takojnë Kryeministrit Edi Rama, kur ai e gjykon”.

Deklarata e Metës vjen në kohën kur gjithnjë e më tepër po flitet për ndryshime në emrat e kabinetit “Rama”. Në media prej 3 ditësh kanë qarkulluar dhe emrat e ministrave që mund të lënë karriget. Por, po sot, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, Edi Rama mohoi çdo mundësi për ndryshime në kabinet. “Ju i thoni ju i shkruani dhe më pas i besoni ato që shkruani”,- ju përgjigj Rama pyetjes së gazetarëve pas mbledhjes së grupit parlamentar sot.

Ndërsa Rama duket i vendosur për të mos ndryshuar emrat e kabinetit të zgjedhur më shumë se dy vite më parë, kreu i Kuvendit ka një tjetër qëndrim. Qëndrimi i Metës është një sinjal i hapur se aleati kryesor i qeverisjes nuk e sheh çdo gjë pozitive në qeverisje dhe në emrat e veçantë të kabinetit. “Impulset e reja” që përmend Meta kanë të bëjnë jo vetëm më reforma, por edhe me njerëz të tjerë në kabinet që mund të jenë më efikas.

Tashmë mesazhi është dhënë nga aleati kryesor. Qëndrimi Metës pas mbledhjes së Kryesisë ishte një qëndrim zyrtar si Kryetar i Partisë së dytë në koalicion. Mbetet të shihet se cili është qëndrimi i radhës i kryeministri Edi Rama. Do të vazhdojë të mendoj se qeveria është e suksesshme, apo do pranojë ti shtojë ca impulse të reja qeverisë? Nëse Rama është i kënaqur me punën e ministrave, Kreu i Kuvendit duket qartë se nuk ka të njëjtin mendim. Sipas Metës: “Gjithmonë ka nevojë për impulse të reja”. 

LEXONI LAJME TE TJERA PER KETE ARGUMENT 

Rama: Nuk ka ndryshime në Qeveri. 

PS përgatitet për zgjedhje. Rama takon grupin organizativ

100 minuta kokë me kokë Meta-Rama.Çfarë u tha?

SHKARKO APP