Meta: Qeveria mori me forcë Gjykatën Kushtetuese, për mua ”Open Balkan” nuk ekziston

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon që të përsëris akuzat ndaj qeverisë. Këtë herë ka folur për çështjen e Gjykatës Kushtuese.

”Asnjëherë nuk ka qenë më rëndë në Shqipëri sesa sot, në kuptimin e institucioneve që nuk funksionojnë. Kur falsifikohen procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kur ndodh ajo që ndodh. Kur shkojnë e betohen te noterët privatë dhe Presidentit i bëhet presion të pranojë një situatë të tillë”.

Ndërsa për referendumet, Meta tha se do të punojë që të aplikohen në vend, ku edhe theksoi se për të ”Open Balkan” nuk ekziston.

”Ku ka vend më të suksesshëm se Zvicra për referendumet. Një politikan si puna ime pas 32 vjetësh e ka më të thjeshtë këtë konkluzion. Unë mbas kaq kohësh personalisht e kam bindje të plotë aplikimin e referendumeve. Referendumi është e vetmja zgjidhje se zgjedhësit nuk gabojnë. Për mua nuk ekziston Ballkani i Hapur”.

SHKARKO APP