Meta: Qeveria promovon krimin, zhvillimin e sjell vetëm një arsim cilësor
Në një konferencë për mediat ditën e sotme, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se qeveria sipas tij është kthyer në promovuese të krimit
“Javën e kaluar, dëgjuam një deklaratë shokuese nga ministri i Brendshëm i qeverisë aktuale, ku shprehej se pa krim nuk ka zhvillim. Një deklaratë e papranueshme nga përfaqësuesi i qeverisë, i cili ka detyrën kryesore për të ndaluar krimin dhe përparuar zhvillimin.
Në fakt, duhet thënë me forcë dhe duhet punuar më me forcë, pa arsim nuk ka zhvillim. Zhvillimin e sjell vetëm një arsim cilësor me kurikula bashkëkohorë, me mësues të mbështetur me paga dinjitoze. Vetëm arsimi si prioritet sjell zhvillim.
Unë i uroj mësuesit dhe nxënësit që kthehen në shkolla për një vit sa më produktiv”, tha Meta.
KOHA JONË SONDAZH

