Meta: Rama e ka ndryshuar emrin nga Edvin në Edi, për shkak të problemeve serioze që ka
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, ai e ka ndryshuar emrin nga Edvin në Edi për shkak të problemeve serioze, por pa treguar se për çfarë.
”Rama ka ndryshuar emrin për probleme serioze. A isha në dijeni kur ishin në aleancë? E kam dëgjuar, e kam marrë me sportivitet, por do flasim në të ardhmen”, tha Meta në ”Opinion”.
PO ashtu Meta tha se akuzat ndaj tij janë të sajuara nga një person me inicialet A.H dhe kryeministri Edi Rama. Sipas Metës, ka qenë pikërisht A.H. që ka dërguar emailin anonim që Autoriteti i Dosjeve të nisi verifikimin, por ka zgjedhur që të mos i tregojë emrin.