Meta: Rama kryeministër deri në ora 24.00. Me pas mbetet kujdestar deri sa ta marrë kryeministri tjetër

Presidenti Ilir Meta deklaroi sonte në televizionin Syri Tv se Edi Rama është kryeministër në largim dhe do të jetë në këtë detyrë deri sot në orën 00:00.

Jam i lumtur që më në fund erdhi dita, ku populli shqiptar të shkojë në kutitë e votimit dhe ku të marrë sovranitetit e tij në dorë. Populli shqiptar do tregojë se është popull shqiponjash dhe jo sorrash. Edi Rama është një Kryeministër në largim. Ai e mban këtë detyre deri sot në ora 00:00. Në ora 00:00 ai e mbyll detyrën e tij. Pas kësaj ore ai nuk është me Kryeministër, por thjesht nje kujdestar”,– tha Meta.

Kreu i shtetit shtoi: “Edi Rama që nga sot është kujdestar, ai e ka mbyllur mandatin. Pjesa tjetër pastaj janë thjeshtë procedura dorëzimi i ambienteve që janë për t’u përdorur nga Kryeministrit i ardhshëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me ngjarjen e Elbasanit, Presidenti u shpreh: “Nëse ngjarja tragjike e ndodhur në Elbasan, nuk zbardhet nga organet e drejtësisë, atëherë Edi Rama është i përfshirë në të.
Për ngjarjen e Elbasanit, Policia e Shtetit të sqarojë nëse personat e përfshirë në të, a janë të njëjtët që shoqëronin Kryeministrin më 14 mars, “Ditën e Verës”, dhe që ushtruan dhunë ndaj mbështetësve të opozitës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?