Meta: Rama tentoi ta shndërronte protestën në manifestim dhune me viktima

Në një konferencë për mediat pas protestës, kreu i partisë së Lirisë Ilir Meta, komentoi sulmin ndaj kryedemokratit Sali Berisha, duke akuzuar Edi Ramën si orkestrues. Meta theksoi se kryeministri  tentoi të devijonte një protestë paqësore në një manifestim dhune me viktima.

”Falënderoj liderin e PD-së, Sali Berishën, për atë menaxhim të shkëlqyer që i bëri sot atentatit mafioz të orkestruar nga Edi Rama, i cili kishte vetëm një qëllim, të devijonte një protestë paqësore në një manifestim dhune me viktima.

Është e qartë se Edi Rama me përpjekjet e tij për të provokuar dhe fajësuar opozitën për shkaktare të dhunës, nxori fytyrën e tij të vërtetë që nuk ka mafioz ndërkombëtar të korruptuar që mund t’ia retushojë dot”, tha Meta.

SHKARKO APP