Meta: Ramës ka tmerr nga 14 Maji, ndaj urdhëroi vendimin për logon e PD
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se kryeministri Edi Rama është tmerruar nga zgjedhjet lokale të 14 Majit dhe po bën marrëzira, siç edhe konsideron ai vendimin për vulën e Partisë Demokratike.
“Puna e logos është puna e Edi Ramës, opozita po konkurron në mënyrën më legjitime, janë zhvilluar Primaret. Ishin procesi më legjitim ku morën pjesë mijëra simpatizantë demokratë. Opozita ka kandidatët më me integritet.
Rama korrupton drejtuesin e opozitës, korrupton deputetët, nuk ka pasur në konsideratë pensionistët. I ka rritur me 22% në gjithë këto vite. Ne si opozitë po shkojmë drejt 14 majit, kjo e tmerron Edi Ramën, prandaj i bën këto marrëzira Rama. Pse të presë procese gjykate Rama, se ka tmerrin e 14 Majit”,-tha Meta.