Meta, Ramës: Trim i Xha Jahos, eja me gjithë të “fortët” e tu në përballje televizive

Presidenti Ilir Meta ka ftuar sot Edi Ramën në përballje publike televizive. Në një mesazh në Facebook, teksa njofton se do të jetë në emisionin e gazetarit Çim Peka, Presidenti i kërkon kryeministrit që njëherë në jetën e tij të tregohet trim dhe të pranojë përballje publike.

Mesazhi i kreut të shtetit në Facebook:

Një ftesë e sinqertë për Kapedanin e Bllokut!

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot në ora 20:45, jam i ftuar për një intervistë live në Syri TV nga Çim Peka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të ftoj edhe ty të bëhesh trim dhe të vish sot në një përballje televizive para shqiptarëve.

Nëse ke siklet të vish vetëm merr kë të duash me vete, deputet nga partia ose hajde bashkë me të gjithë “të fortët” e tu.

Nëse ti nuk do debat televiziv tek Çimi, unë e le atë për ty dhe vij kudo që të jesh ti.

Vetëm të lutem më thuaj!

Bëhu njëherë trim, hë të keqen, se dita e Llogaridhënies erdhi.

Të lutem më thuaj!

Po pres me padurim përgjigjen tënde o trimi i xha Jahos!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?