Meta: Së bashku në solidaritet për të përballuar një emergjencë serioze
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta bëri një apel në lidhje me koronavirusin që ka prekur edhe Shqipëri tashmë. Kreu i shtetit, tha se kjo është një emergjencë serioze të cilët duhet ta përballojmë së bashku në dhe solidaritet. Presidenti apeloi se çdo qytetar duhet të jetë i përgjegjshëm dhe të mos nënvlerësojë rrezikun, pasi rrezikon edhe jetën e personave afër tij.
”Sot familja dhe e gjithë shoqëria shqiptare janë së bashku për të përballuar një emergjencë serioze. Vetëm shpalosje e një solidariteti kombëtar do të jetë siguria dhe fuqia përballë kësaj pandemie. Mësimi nga vendet e tjera që janë prekur më shumë si Italia janë instrumentet më të sigurta për të përballuar një situatë të tillë. Çdo qytetar duhet të jetë i ndërgjegjshëm se nënvlerësimi më i vogël rrezikon jo vetëm jetën e tij, por edhe familjarëve të tij. Prandaj të gjithë duhet të tregojmë përgjegjshmëri maksimale dhe bashkëpunim. E them në këtë mënyrë do t’ia dalim kësaj situate të vështirë dhe të mos e lejojmë të përshkallëzohet. Shpresoj dhe besoj në përgjegjshmërinë e të gjithë, në çdo përfaqësues të shëndetit, çdo institucioni tjetër, dhe çdo qytetari në republikën e Shqipërisë”.