Meta: Shërbimet sekrete, të brendshme e të huaja më përgjojnë telefonin
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pranuar se përgjohet nga shërbimet sekrete si të huaja dhe të brendshme.
”Kam folur dhe me Ruçin, madje kam qenë në vion kur e kam marrë në telefon. Po diskutoja për zgjedhjet lokalet të 30 qershorit, por nuk e zgjata shumë pasi siç dihet telefonat tanë përgjohen. Presidenti më shumë nga të gjithë madje, s’ka sekrete. Më përgjojnë shërbimet sekrete, të brendshme dhe të huaja, por nuk e kam problem unë. Jam krenar se s’kam gjë për të fshehur”-deklaroi Presidenti Meta.