Meta shpërndan mesazhin e Boris Johnson: Nuk duhet të braktisim shpresën e rënies së perdes së hekurt
Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një postimi në rrjete sociale, e ka cilësuar si kuptimplotë mesazhin e kryeministrit britanik, Boris Johnson, të dhënë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Meta shkruan se duhet të bëjmë realitet vizionin për një Evropë të hapur dhe të bashkuar.
Postimi i Ilir Metës:
Shumë kuptimplotë mesazhi i Kryeministrit britanik, Boris Johnson në Konferencën e Sigurisë në Mynih. #MSC2022
“Ne nuk do të abandonojmë shpresën dhe impulset e periudhës së rënies së perdes së hekurt dhe kurajon e miliona europianëve për të bërë realitet vizionin për një Europë të bashkuar dhe të lirë. Kjo është pse #NATO hapi dyert për 14 shtete pas vitit 1999 dhe ne nuk mund të lejojmë që kjo derë të mbyllet”.
KOHA JONË SONDAZH

