Meta: Si president kam bërë çdo përpjekje për të shpëtuar paqen sociale dhe pluralizmin politik
Presidenti Ilir Meta thotë se ka bërë çdo përpjekje për të shpëtuar paqen sociale dhe pluralizmin politik në vend gjatë mandatit të tij pesë vjeçar si president.
I ftuar në ”Top Story”, ai u shpreh se ka tentuar disa herë që të ketë një dialog e me Ramën por pa rezultat pasi sipas tij Rama nuk kishte interes.
“Unë mora një përgjegjësi të madhe në emër të paqes sociale dhe integrimit evropian të Shqipërisë, kam këmbëngulur për një dialog por Rama nuk kishte asnjë interes, edhe Basha ishte në një linjë me Ramën. Të gjitha partitë u regjistruan ndërsa Basha nuk u regjistrua në zgjedhjet e tetorit. Ky është një film me të gjitha etapat e qarta. Isha një president i cili do të merrte disa përgjegjësi për të shpëtuar paqen dhe për të bërë çdo gjë që të mos cënohej pluralizmi politik në Shqipëri”.