Meta: Sigurimi ka dashur të më bëjë bashkëpunëtor, ka futur provokator. Unë nuk kam pranuar
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pranuar mbrëmjen e sotme i ftuar në ”Opinion”, se Sigurimi i Shtetit ka dashur ta bëjë bashkëpunëtor, por nuk ka pranuar.
”Sigurimi i Shtetit ka dashur të më bëjë bashkëpunëtor, ka futur provokator, por unë nuk kam pranuar”.
Nga ana tjetër, Meta tha se akuzat ndaj tij janë të sajuara nga një person me inicialet A.H dhe kryeministri Edi Rama. Për të ka qenë pikërisht A.H. që ka dërguar emailin anonim që Autoriteti i Dosjeve të nisi verifikimin, por ka zgjedhur që të mos i tregojë emrin.