Meta sqaron çështjen e dekretit: Më erdhi një kërkesë zyrtare nga qeveria për lirimin e Begajt si shef Shtabi
Presidenti Ilir Meta, i ftuar në ”Open” ka sqaruar edhe njëherë çështjen e dekretit ndaj Presidentit të ri, që ai e firmosi nga Turqia. Meta thotë se i erdhi një kërkesë zyrtare nga qeveria për lirimin e Bajram Begajt si shef Shtabi i Forcave të Armatosura.
“Më duket një debat tërësisht absurd, megjithatë jemi në demokraci dhe çdo akt mund të kontestohet, por besoj se kam kryer detyrën time, që më takonte, në mënyrë që të mos pengoja parlamentin të ushtronte të drejtën e tij, raundin e katërt.
Qëlloi që kandidati i propozuar kishte një pengesë për t’u shprehur Kuvendi dhe derisa u bë një kërkesë zyrtare nga qeveria dhe vetë kandidati, që kishte dhënë dorëheqjen nga pozita e shefit të Shtabit dhe kishte kërkuar të lirohej, pa dyshim që unë nuk kisha asnjë arsye që të mos i krijoja këtë mundësi”.