Meta sulmon kreun e SPAK edhe për llogaritë e PL

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë thirrje nga Pogradeci për një bashkim më të gjërë opozitar, në atë që e cilësoi si përballje me narko-regjimin. Lidhur me tentativat për të manipuluar dhe fshehur vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga në Pogradec nga institucionet ligjzbatuese, Meta tha se dhuna dhe mungesa e përgjegjësie ka fytyrën jo njerezore të Edi Ramës.

“Jemi të hapur për bashkëpunim të gjerë opozitar për t’u përballur me këtë narkoregjim dhe them që PL, ka qene dhe mbetet ne krye të opozitarizmit të vërtetë. Sigurisht qëpolicia do përpiqet t’ia lërë prokurorisë dhe anasjelltas, dhe Edi Rama do përpiqet t’ia lejë kujt të mundet” – tha ai.

Meta vijoi sërish sulmet ndaj SPAK, që sipas tij duhet t’i druhet hetimit nga ai vetë dhe nga shqiptarët.

“SPAK-u është në hetim nga unë. Do të jetë në hetim nga të gjithë shqiptarët, perfshirë dhe Altin Dumanin. SPAK është një organizate kriminale që me drejtimin e Altin Dumanit, i cili është bërë mbrojtësi më i flaktë i gjithë krimeve dhe korrupsionit të Edi Ramës, duke quajtur siç e kanë dëgjuar të gjithe shqiptarët, si një krim intelektual grabitjen pa maska të qindra milionave euro të inceneratorit të Tiranës” – tha Meta për Dumanin.

Kreu i PL foli edhe për tentativën sipas tij të bllokimit të llogarive bankare të Partisë së Lirisë. Përveç një banke të nivelit të dytë akuzoi edhe njerëz që kanë qenë në partinë e tij dhe që janë marrë peng nga Dumani.

 

SHKARKO APP