Meta takim me këshilltarët e PL në bashkinë Durrës: Qeveria është shkrirë me partinë për qëllime elektorale

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi këtë pasdite një takim me këshilltarët e partisë në bashkinë Durrës. Ai ngriti disa shqetësime të qytetarëve, duke akuzuar qeverinë. Sipas Metës kjo e fundit është shkrirë me partinë për qëllime elektorale, ndërsa theksoi se një nga pasojat për Durrësin pas 14 majit ishte falimentimi i Ujësjellësit, që siç theksoi ai u shndërrua në një ndërmarrje elektorale.

“Durrësi është një bashki që është përfshirë nga ethet e plakjes. Numri i banorëve të Durrësit vjen në rënie. Kështu ndodh kur shteti shkrihet me partinë për qëllime elektorale. Bën ato krime elektorale që janë në vëmendje të raportit të OSBE/ ODIHR.

Grupi ynë i këshilltarëve duhet të vendosin në axhëndë e punës së këtyre këshillave problemet e qytetarëve dhe për ti ballafaquar drejtuesit me mos mbajtjen e premtimeve për shkak të korrupsionit.

Një nga pasojat e para të zgjedhjeve të 14 majit për Durrësin ishte shpallja e falimentit të ndërmarrjes së Ujësjellësit të Durrësit, një ndërmarrje elektorale. Ku shkuan mbi 170 mln euro grante për ujësjellësin e Durrësit. Vetëm vitin e fundit u dyfishuan humbjet dhe kështu ndodh që ndërmarrje si kjo shndërrohen në ndërmarrje elektorale ku prioritet është korrupsioni”, tha Meta.

SHKARKO APP