Meta takim me prindër në Tiranë: Arsimi, një nga arsyet kryesore të largimit të familjeve nga Shqipëria

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar këtë të martë një takim me banorët e Njësisë Nr.5 në Tiranë, me të cilët diskutoi për problematikat në sistemin arsimor. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se arsimi në Tiranë është në një gjendje të rëndë, ndërsa e konsideron si një nga arsyet kryesore të largimit të familjeve nga Shqipëria.

Postimi i plotë

Sot u takova me prindër, banorë të Njësisë Nr.5 në Tiranë, ku dëgjova zërin e tyre në lidhje me problemet që shqetësojnë familjet e tyre lidhur me arsimin. Mungesa e çerdheve, e kopshteve, e shkollave dhe cilësia dhe standardet e dobëta janë kthyer në një shqetësim të përditshëm për banorët e Tiranës.

Sot arsimi në kryeqytet është në një gjendje të rëndë dhe është një nga arsyet kryesore të largimit të familjeve nga Shqipëria. Sepse paratë që duhet të përdoreshin për rritjen e cilësisë së arsimit, Bashkia e Tiranës i shpërdoron dhe i vjedh për inceneratorë që nuk ekzistojnë.

Ne kemi vendosur ta ndryshojmë patjetër këtë situatë, prandaj e kemi shpallur arsimin kryeprioritet të Partisë së Lirisë. Gjithçka në funksion të një arsimi cilësor për fëmijët e shqiptarëve, që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

SHKARKO APP