Meta takim me strukturat e PL në Tiranë: Miliona euro po përdoren në tendera dhe kontrata të dyshimta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat partiake në kryeqytet, teksa ka shprehur shqetësimet e kësaj force politike për situatën në Tiranë. Meta u shpreh se ekonomia e familjeve në Tiranë është vështirësuar nga taksat e larta të vendosura nga Bashkia, e cila sipas tij po mbledh miliona euro, por ato përdoren në tendera dhe kontrata të dyshimta, duke lënë qytetarët pa shërbime.

Deklarata e plotë

Ekonomia e familjeve të qytetarëve të Tiranës është vështirësuar prej taksave tepër të larta, që Bashkia e Tiranës u ka vendosur atyre. Bashkia Tiranë mbledh nga ekonomia e dobët e qytetarëve miliona euro përmes taksave, që grabiten më pas me qindra tendera e kontrata korruptive, duke i lënë realisht njerëzit pa shërbime.

Rasti më flagrant ka qënë pak dite me parë me shtesën prej 5 milionë Euro të fondeve për inceneratorin e Tiranës, që nuk ekziston fare dhe këto miliona euro u hoqën nga fondet e arsimit, duke u mohuar kështu fëmijëve të kryeqytetit mundësitë për një arsim më cilësor, për shkolla pa turne dhe të pajisura me infrastrukturën e duhur.

Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore e cila është kthyer realisht në një takse të përhershme, që e paguan sot çdo banor i kryeqytetit, është shembulli më i qartë se kryetari i bashkisë Veliaj ka objektiv të rrëmbejë e shpërdoroje taksat e qytetarëve të Tiranës me qëllimin e vetëm, që të pasurojë klientet e tij të tenderave në kurriz të qytetarëve dhe jo të realizojë premtimet që ka bërë.

Pyetja e madhe eshte ku po shkon Tirana? Tirana pasqyra e korrupsionit me skandaloz, agresionit mbi mjedisin shendetin e qytetareve dhe mungeses se sherbimeve. Uji i pijshem pas rritjes drastike te cmimit me 40% mungon edhe ne qender te Tiranes ndersa ne periferi situata eshte mjaft me e rende. Eshte e qarte qe fondet shperdorohen dhe vidhen dhe nuk shkojne atje ku jane nevojat me te ngutshme te qytetareve.

E njejta gje ndodh me sherbimin e trasportit urban ku situata eshte e paimagjinueshme per nje kryeqytet sepse mungesa e mbulimit te mjaft zonave te qytetit, frekuenca e ulet si dhe aksidentet e kane shnderruar ne nje problem te perditshem dhe pa zgjidhje per dhjetra mijra banore te Tiranes.

A e keni parë trafikun e mëngjesit si është në Tiranë? Një qytet që nis stresi që në mëngjes, vetëm për shkak të keqmenaxhimit të transportit, kushteve shumë të dobëta të transportit urban dhe një katrahurë e ndikuar nga ndërtimet pa kriter. Ambienti urban eshte permbytur nga kulla dhe beton dhe mungesa e hapesirave te gjelbra eshte ne gjendje skandaloze.

Dendesia e ndertimit, ngitur e ngjitur, ka bere te pamundur edhe marrjen e sherbimeve ne rast zjarri psh ku makinat nuk arrijne as te hyjne dot ne ndertesat e prekura. Zero politika per strehimin social, problemin me kryesor te mijera familjeve te reja, por edhe mijra familje ne nevoje, ku pasja e nje banese per to eshte bere totalisht e pamundur dhe e parealizueshme.

Funksionimi i Bashkise dhe Keshillit Bashkiak eshte orientuar nga intetesat e oligarkeve dhe klienteve te qeverise dhe bashkise dha aspak nga interesat e qytetareve. Grabitja dhe abuzimi i dhunshem me pronat e qytetareve eshte çfaqur ne Tirane si ne asnje Bashki tjeter te vendit. Rrembimi i prones pa ligj me dhune dhe duke hedhur qytetaret ne rruge te madhe eshte kryer ne menyre mafioze duke shkelur cdo ligj dhe cdo te drejte te qytetareve.

Grupi i Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës ka bërë një analizë shumë profesionale dhe serioze të të gjitha taksave vendore, që paguajnë qytetarët dhe biznesi i regjistruar në territorin e Tiranës. Propozimet e Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit për të ulur koston e jetesës dhe nivelin e taksave vendore nuk do të rreshtin. Partia e Lirisë do të vijojë gjithashtu përmes këshilltarëve të saj të jetë promotore e vendosur e transparencës absolute dhe llogaridhënies, e cila deri tani ka qene inekzistente në kupolën e korrupsionit ku është strukur kryebashkiaku Veliaj.

Keshilltaret tane po veprojne me shpejtesi dhe vendosmeri per te zbardhur aferat e panumerta te Bashkise se Tiranes ku jane grabitur e shperdoruar qindra milion euro thjesht per interesa elektorale. Kopshtet dhe Çerdhet. Infrastruktura e kopshteve dhe çerdheve nuk i përgjigjet shtimit të popullësisë së Tiranës. Shumë zona të reja, si Astiri, Dajti, etj., nuk kanë kopshte dhe çerdhe publike, ndërsa në zonat rurale të Tiranës, ka komplet një harresë për të zhvilluar këto infrastruktura arsimore të nevojshme për fëmijët. Parkimi. Mospërmbushja e nevojave të qytetarëve për parkim dhe tarifa e lartë për parkimin publik.

Kërkesa drejtuar Bashkisë së Tiranës:

Për Inceneratorin e Tiranës.
Kopshtet dhe Çerdhet
Për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm
Transparencë mbi hartimin e Buxhetit Afatmesëm, i cili ka kaluar pa Konsultë Publike, vetëm me votat e mazhorancës

Çfarë do të bëjmë:

Konsulta Publike mbi buxhetin
Nisma në buxhet për uljen e taksave vendore
Nisma për mbështetjen e të rinjve në formën e granteve
Nisma për mbështetjen ndaj bujqësisë që zhvillohet në territorin e Bashkisë Tiranë, përsa i përket bujqësisë dhe agroturizmit.

SHKARKO APP