Meta takim me strukturat në Elbasan: Luçiano Boçi është kryebashkiaku i ardhshëm i qytetit

Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillon një takim me strukturat në Elbasan, ku i pranishëm është edhe Luçiano Boçi, kandidati i PD-së së Berishës për kryetar bashkie në këtë qytet. Meta tha se fitorja e Boçit do të jetë e padiskutueshme, duke e konsideruar atë kryebashkiakun e ardhshëm.

“Boçi është kryebashkiak i padiskutueshëm i Elbasanit dhe jo thjesht një kandidat por një super kandidat. Edhe profesor edhe sportist i talentuar. Edhe i mençur edhe kurajoz. Ndaj të mos i dëgjojmë ato ide që duan të përhapin rilindasit. Ata që kujtojnë se Elbasanin do e mbajnë të nënshtruar mes krimit, korrupsionit, intimidimit e kanë shumë gabim’‘,-tha Meta.

Nga ana tjetër, kreu i Partisë së Lirisë tha se në qytetin e Elbasanit, mbizotërojnë bandat kriminale, ndërsa shtoi se me vjedhjet që janë bërë me akset që duhet të ndërtoheshin, do të bëheshin rrugë deri në Angli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?