Meta takohet me Ministrin e Brendshëm. Tahiri: Koalicioni me LSI, solid

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është takuar me kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Takimi mes tyre vjen dy ditë pas letrës së kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho.

Në një letër të publikuar dy ditë më parë, Braho paralajmëron për një destabiliteti politik të vendit. Një burim i tha Top Channel se deputeti i LSI-së në letër akuzon se pjesë e këtij skenari destabilizues janë ish-ministri i Energjitikes, Dritan Prifti dhe ish-deputeti socialist, Tom Doshi.

Sipas Brahos, disponohen prova se ata kanë ushtruar presion mbi bashkëshorten e Katriot Ismailajt në mënyrë që ky i fundit të dëshmojë në procesin gjyqësor kundra Ilir Metës.
 

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ishte në zyrën e kryeparlamentarit rreth orës 11:00 në një bisedë prej afro 20 minutash. Komentet për këtë takim ai i bëri nga Elbasani, ku inspektoi masat e sgirusë për ndjeshjen Shqipëri-Serbi.

Tahiri: Unë nuk e di pse përbën lajm. Me kryetarin e Kuvendit për shkak të detyrës dhe jo vetëm takohem shumë shpesh. Sot ishte një ndër takimet. Detyra e kërkon që të takohemi shpesh. Detyra e kërkon që të takohemi shpesh. Prioritetet e qeverisë dhe të maxhorancës janë çështje themelore për ne në raport me publikun e qytetarët.

Koalicioni dhe mazhoranca janë mjaft solide, kanë prioritete tepër të qarta, ndër të cilat reforma në drejtësi, që është element kyc jo vetëm për rrugën e Shqipërisë në kuadër të Integrimit Europian, por mbi të gjitha për ta bërë Shqipërinë dhe shoqërinë më drejtë nga njëra anë dhe nga ana tjetër për të luftuar pandëshkueshmërinë qoftë brenda gjyqësorit qoftë në raport me qytetarët.

Opozita ka shumë rrugë përpara dhe vitet që ka përpara do i mjaftojnë besoj për t’u kthyer në opozitën e shëndoshë që ka nevojë vendi dhe ma do mendja që edhe Lulzim Basha është përgatitur dhe është në gjendje që në harkun kohor që ka përpara të kthehet në opozitë të shëndoshë.”

SHKARKO APP