Meta: Të bëhet 1200 KW në muaj fasha e energjisë! Qytetarët, kujdes nga pantronazhistët e OSHEE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuzua për qeverinë “Rama 3”, duke thënë se ka dështuar në menaxhimin e energjisë elektrike dhe të ujësjellës kanalizimeve. Ish-presidenti tha se qeveria dështimet e saj po kërkon t’ia kalojë qytetarëve, duke i mbifaturuar ata.

Meta tha më tej se i bashkohet thirrjes së Konfindustrisë për të rishikuar fashën e energjisë, dhe ajo të jetë në 1200 KW në muaj.

“Kjo është një kosto që qeveria në mënyrë hipokrite do t’ua kalojë qytetarëve të thjeshtë dhe të pambrojtur. I bashkohemi thirrjes së Konfindustrias që të rishikohet fasha e mbrojtjes nga 800 KW në muaj, të behet në 1200 KW në muaj. Qytetarët të kenë kujdes nga patronazhistët e OSHEE-së për të shmangur tentativat për t’i mbifaturuar”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?