“Meta të mbajë premtimin”, Mediu: Nëse s’ka reflektim për Kodin Zgjedhor, të shpërndajë Parlamentin

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ka kërkuar presidentit Meta të mbajë premtimin që dha në protestën e marsit për të shpërndarë parlamentin nëse mazhoranca nuk do të reflektojë sa i takon ndryshimeve në Kodin Zgjedhur.

Duke folur nga Rrogozhina në takimin me  strukturat e PR atje kërkoi që edhe opozita të nxisë Kreun e Shtetit për të shpërndarë atë që e quan parlamenti ilegjitim.

Opozita, sipas Mediut, po shkon në zgjedhjet e 25 prillit në konflikt me reformën zgjedhore.

Mediu përfundoi duke thënë se përbuzja e kryeministrit karshi shqiptarëve po e kthen Shqipërinë në kohët e egra të një diktature të re.

“Meta të mbajë premtimin”, Mediu: Nëse s’ka reflektim për Kodin Zgjedhor, të shpërndajë Parlamentin

SHKARKO APP