Meta tregon të vërtetat pse mbështeti VMRO dhe raportin me Gruevskin: Ja pse Rama dhe Veliaj…

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar pse ai ka mbështetur VMRO në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Meta thotë se ka qenë fakti i qëndrimit që kjo parti ka mbajtur ndaj Ballkanit të Hapur dhe mbështetjes që i ka dhënë procesit të Berlinit. Në një intervistë për Tv Shenja, Meta sqaroi edhe raportet e tij me ish-kryeministrin në arrati, Nikolla Gruevski.

“Përsa i takon zotit Gruevski, nuk kam pasur ndonjë raport të veçantë me të. Raportet e mia kanë qenë të shkëlqyera. Kur kam qenë Kryeministër, me zotin Ljubco Georgevski kemi pasur marrëdhënie shumë të mira. Derisa ndodhi pastaj situata e krizës në Maqedoni, dhe ai humbi atë ekuilibrin mendoj unë, sepse dhe kriza ishte shumë e rëndë.

Mua më ka bërë shumë përshtypje, në të gjitha takimet që kam pasur me Gruevskin, si me asnjë politikan tjetër. 60 minuta bisedë me të, 55 minuta ishin për ekonominë, ishin për investimet e huaja, dhe për tërheqjen e turistëve. Mendoj se ka qenë një periudhë e ndritur për Maqedoninë, përsa i takon klimës së biznesit, dhe përsa i takon tërheqjes së investimeve të huaja”, tha Meta.

Nga ana tjetër, Meta ka sqaruar edhe arsyen pse ka dënuar sipas tij ndërhyrjen e Ramës dhe Veliajt në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut. “Di që Edi Rama dhe Erion Veliaj u përpoqën të ndërhynin, nuk e di se sa sukses patën. Mendoj se duhen respektuar vetë qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut”.

SHKARKO APP