Meta: Turp për disa ndërkombëtarë dhe kryeministrin, ai e di si i ka futur në xhepin e vet

Presidenti Ilir Meta nuk është kursyer aspak ndaj ndërkombëtarëve të akredituar në Tiranë dhe kryeministrit Rama, teksa foli për shkeljen e Kushtetutës në Shqipëri.

“Turp të kenë atë ndërkombëtar dhe ky bashkë me ata që nuk kanë respekt me Kushtetutën. Turp dhe për opozitën. Turp për ata ndërkombëtar që ky e di si i ka futur në xhepin e vet. Të lënë një vend pa Kushtetutë që të vi Dvorani në krye, turp për ata”, tha Meta ndër të tjera në studion e “360 Gradë”.

Më tej, Presidenti u shpreh se ka respekt për ndërkombëtarët për aq kohë sa sillen si partnerë, por nëse sillen sipas tij si palaço ai do t’i trajtojë si pushtues.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë kam qenë dhe jam ai që i kam respektuar ndërkombëtarët për aq kohë sa sillen si partnerë, po të sillen si pallaço ndërkombëtar unë i trajtoj si pushtues dhe i them dhe popullit shqiptar t’i trajtojë si pushtues.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrëdhëniet me ndërkombëtarët e me amerikanët i kam më të hershme dhe më të forta se Rama”, shtoi Presidenti Ilir Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?