Meta ul tonet e inatit. I hap telefonin Ramës

 

Kreu i LSI-së dhe i Parlamentit Ilir Meta doli në një konferencë shtypi ku falenderoi shqiptarët që i dhanë mbi 260 mijë vota duke e çimentuar si forcë e tretë politike në shkallë vendi. Ai tha se ka bashki ku LSI është forcë e parë dhe e dytë, pra para PS e PD, porse kjo e bën këtë forcë të përgjegjshme për dëtyrimet ndaj qytetarëve. Në Tiranë , Fier dhe Durrës kemi dyfishuar votat- tha Meta, porse iu shmang në mënyrë dinake pyetjeve nga gazetarët për raportet me Kryeministrin Rama pas ditës së votimeve ku humbi disa bashki për fajin se PS-ja nuk e ka votuar kandidatin e LSI në Pogradec, Vorë, Mallakastër, Lezhë etj.  Ndonëse u përgjigj disi me tangente kur insistuan gazetarët, por përsëri kishte tone me të qeta e kthjelluese pas inatit dhe shpërthimit të tij ditën e hënë dhe të martë, shpërthim që nuk doli në publik por e dijnë të gjithë kush ka informacion elitar.

Ndonëse i iku përgjigjeve për pabesinë e PS-së , Meta tha me një hile të vogël se “ edhe unë kam përgjegjsi . Dhe  kryeministri për këtë që ndodhi”, pra e la hapur prapë se mund ti mbyll telefonin kryeministrit, me të cilin ende nuk ka komunikuar si para zgjedhjeve.

Ilir Meta la të hapur si një presion për PS kur tha se PS dhe LSI bëjnë kudo 2/3 e votave në këshillat bashkiak dhe nënkuptonte që nëse nuk do të jetë korrekte selia rozë dhe nuk ofron mirëkuptim atëhere votat e LSI rrëzojnë gjithçka në çdo bashki.

Ilir Meta doli, foli, qeshi dhe la pas një hije dyshimi për raportet e reja me Edi Ramën.

 

SHKARKO APP