Meta viziton avokatin në spital: Dënoj me forcë këtë akt kri*inal

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkoi këtë të premte në Spitalin e Traumës, për t’u interesuar mbi gjendjen shëndetësore të avokat Sokol Mëngjesit, i cili u dhunuar barbarisht në mes të Tiranës.

Meta u takua me bashkëshorten, prindërit dhe familjarët e Avokat Mëngjesit, të cilëve ju shprehu të gjithë solidaritetin e mbështetjen. “Duke e dënuar me forcë këtë akt të qëllimshëm kriminal, që meriton ndëshkim të ashpër ligjor, Presidenti Meta ju uroi familjarëve shërim sa më të shpejtë të Avokat Mëngjesit”, thuhet në njoftimin e Partisë së Lirisë.

Gjithashtu, Meta u takua edhe me Shefin e kirurgjisë në Spitalin e Traumës, Gjovalin Bushi, i cili e informoi në detaje mbi gjendjen aktuale shëndetësore të avokat Mëngjesit, si dhe falënderoi të gjithë ekipin mjekësor për humanizmin dhe përkujdesjen e dëshmuar.

SHKARKO APP