Meta viziton Salianjin në burgun e Fierit, ndan detaje
Ervin Salianji ka patur këtë të martë në burgun e Fierit një vizitë nga politika. Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetin social Facebook bën me dije se takimi ishte shprehje e solidaritetit kundër narkoregjimit në fuqi dhe narkodrejtësisë. “Sot, me kërkesën time, së bashku me anëtarin e Kryesisë të Partisë së Lirisë, Avokat Genc Gjokutaj, takova në burgun e Fierit deputetin tribun të Partisë Demokratike dhe opozitës, z.Ervin Salianji, i cili po vuan burgun politik të Narkoshtetit. Ky takim më bindi edhe më shumë se burgu politik vetëm e ndez frymën e Ndryshimit dhe përmbysjen e juntës në fuqi”, njofton Meta. Në vijim, ai nënvizon se është krenar për “heronjtë e fjalës së lirë, të cilët as në burg nuk e humbasin Lirinë”.